Servet Bejo, mësuesi që akuzohej nga nxënësja e tij se e kishte ngacmuar seksualisht, është ndaluar nga efektivët dhe prej disa orësh ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë së Beratit.
62-vjeçari po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Në ambientet e policisë është shoqëruar edhe e mitura 14 vjeçe së bashku me prindërit e saj.
Prindërit dhe disa të afërm të vajzës kanë dëshmuar se Bejo i ka kërcënuar pas ngjarjes që askush prej tyre të mos e denonconte.