Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Na kthe 30 mijë eurot, ose të vrasim”/ Si e shantazhonin 29-vjeçarin, tre vëllezërit i çonin foto të banesës

10:11 / November 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1762332974xpol 210
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia vijon kërkimet për vëllain e Ersi Cekanit, i cili u arrestua një ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Pretendimi”.

Hetimet nisën pas denoncimit të një të riu që deklaroi se ishte kërcënuar nga familjarët Cekani për një borxh të pashlyer.

I riu ka thënë se Ersi Cekani dhe dy vëllezërit e tij (Arben dhe Ardi Cekani), ky i fundit ndodhet ende në kërkim, e kanë kanosur prej kohësh duke pretenduar se ai u detyrohet 30 mijë euro, një shumë që pretendohet të jetë marrë në Spanjë.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se Ersi Cekani i ka dërguar mesazhe kërcënuese të riut, duke i thënë se do ta vriste nëse nuk i shlyente borxhin. Ai madje ka ndjekur dhe fotografuar banesën e të riut si formë presioni.

Ngjarja ka kulmuar një ditë më parë, kur tre vëllezërit nga Librazhdi, të shoqëruar nga tre persona të tjerë, janë paraqitur për ta kërcënuar sërish të riun. Pas ndërhyrjes së policisë, në pranga ra Ersi Cekani, ndërsa njëri nga vëllezërit u shpall në kërkim.

I treti, bashkë me tre personat e tjerë që e shoqëronin, u proceduan në gjendje të lirë. Sipas policisë, tre vëllezërit Cekani janë persona me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të ndryshme.

Në vitin 20221 policia e Elbasanit arrestoi Ardi Cekanin në banesat e fisti Çapja konkretisht në shtëpinë e Ardian Çapjas, i njohur si i forti i Elbasanit i dënuar me burgim të përjetshëm.

Gazetari Artan Hoxha asokohe bënte me dijes se Cekani ishte punësuar si roje te fisi ‘Çapja’.

Në  momentin e arrestimit, atij iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis, 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

banesës Foto Shantazhonin vëllezërit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.