Java e ardhshme do të ketë një rënie të të nxehtit afrikan që do i lërë vendin stuhive dhe erërave të forta. Sipas italianes il Meteo, ky ndryshim i motit vjen nga mesi i javës së ardhshme. Megjithatë nga rreshjet rrezikohen më shumë zonat malore.
Kjo situatë do të vijë pas presionit atmosferik të krijuar dhe lagështirës për shkak të temperaturave të larta, që do të kthehet në rrebeshe shiu. Por jo vetëm kaq, java e ardhshme do të ketë dhe rënie të temperaturave me 4 apo 5 gradë Celsius.
