Gjashtë vjet më parë, në 20 nëntor, ish deputeti i PD, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident tragjik në aksin Elbasan-Tiranë.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar në Twitter një fotografi ku shfaqet me djalin e Olldashit, me një mesazh.
“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, Glauku, po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa.
Na mungon Sokoli”, shkruan Basha.

