Ka hyrë në ditën e 25 greva e urisë së naftëtareve të Rafinerisë së Ballshit. Protestuesit kanë deklaruar njëzëri se nuk tërhiqen, ndërsa i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të dialogojë me naftëtarët.
“Kemi forca për të qëndruar akoma. Nënat durojnë dhe fitojnë. Ministrja nuk na begenisi kur shkuam në Tiranë. Jemi për dialog sepse jemi shkëputur nga familja. Kryeministri Edi Rama të vijë të na jap dorën dhe të zgjidhi çështjen, të na cojë pranë fëmijëve.”, tha një prej grevisteve.
Ndërkohë, një tjetër naftëtare tha se; “Ne po bëjmë një hap mbrapa për të gjetur një zgjidhje. Do të dalim nga greva qoftë edhe për dy orë për të dialoguar me kryeministrin dhe nëse nuk na jepet zgjidhje do t’i rikthehemi prapë grevës”.
