Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpërndarë foto nga “Air Albania” ku është zhvilluar procesi i vaksinimit për dozën e dytë e dytë anti-Covid.

Manastirliu thotë se është e kënaqur që Najada Çomo, Tritan Kalo, Entela Kolovani dhe 48 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID janë sot të mbrojtur.

“Jam shumë e kënaqur që prof. Najada Çomo, prof. Tritan Kalo, dr. Entela Kolovani, 48 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, që kanë shëruar pacientë nga e gjithë Shqipëria në këto 11 muaj të vështirë, sot janë më të mbrojtur nga COVID19, pasi kanë kryer dozën e dytë të vaksinës antiCOVID në Stadiumin Air Albania”, shkruan ministrja.

Më herët sot ministrja tha se do të vijojë procesi i vaksinimit për 650 mjekët dhe infermierët që kanë marrë dozën e parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here