Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nano flet për lëvizjen e kryeministrit Rama, tregon frikën e tij më të madhe

20:30 / July 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Së fundmi u konfirmua edhe një vizitë në fund të verës e Presidentit Erdogan në Tiranë. Lidhur me këtë vizitë, analisti Mustafa Nano deklaroi se jo vetëm Rama por edhe qeveritë e tjera e kanë parë Turqinë si një vend mik.

“Vizita e Erdogan është jo vetëm simbolike por edhe reale dhe praktike. Por ky është rreziku i vetmi që shoh, që kur vjen puna tek feja turqit duhet të dinë një gjë që ne nuk jemi në Turqi. Ne kemi disa besime fetare, kemi atë që e konsiderojmë harmonia fetare. Turqve kjo duhet t’ju thuhet. ‘Ne ju kemi shumë xhan vetëm, por kini parasysh se Shqipëria ka këtë veçanti. Sepse ne nuk jemi si ju. Në momentin që një fe dominon fetë e tjera ndihen të përbuzura dhe këtë unë se dua. Turqit duhet ta dinë se ne jemi vend laik, me disa fe”, tha Nano për MCN Tv.

Por ajo që Nano e konsideroi si një nga frikërat e tij më të mëdha është forcimi që Rama i ka dhënë kësaj miqësie, por që sipas analistit Turqisë i do duhet bërë e qartë se Shqipëria nuk është Turqi, pasi ne jemi një vend laik.

“Nuk ka ndryshim që në epokën Rama nëse mund ta quajmë kështu ne kemi parë një orientim të fortë të Shqipërisë në drejtim të Turqisë. Jo se më parë nuk ka qenë, edhe qeveritë e tjera Turqinë e kanë parë si mik të afërt dhe të madh, por Rama e ka këtë praktikë e ka forcuar dhe kjo është një medalje me dy anë. Turqinë do e mbajmë gjithmonë si një vend mik për shkaqe fetare, por frika ime është që kjo lloj miqësie kaq e forcuar duhet monitoruar duhet parë me shumë kujdes sepse ndodh gjithmonë ngatërresa dhe për këtë arsye kush është kundër Erdoganit shihet sikur është kundër Turqisë, dhe kjo nuk është e vërtetë. Unë shoh dhe rreziqe, dhe një nga këto është që Shqipëria bëhet një nga trojet në Ballkan ku mund të eksperimentohet më lehtë otomanizmi. Dhe këtë do duan ta rikuperojnë me Shqipërinë e cila është me lehta për ta bërë, kjo është frika ime”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.