Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Napoleon Bonaparti vdiq më 5 maj 1821 në Shën-Helenë, por kur u mor vesh ky lajm në Francë?

09:38 / June 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
napolon banoparti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – “La Gazette de France” ka botuar, të shtunën e 7 korrikut 1821, në ballinë, shkrimin mbi informimin e vdekjes së ish-perandorit francez Napoleon Bonapartit në Shën-Helenë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

napoloni gazeta

Paris, 6 korrik.

Dje, një shkresë telegrafike transmetoi lajmin për vdekjen e Napoleon Bonapartit. Ai ka vdekur më 5 maj nga kanceri i gjirit, pasi thirri pranë tij një ministër feje (një prift). Bonaparti lindi më 15 gusht 1769.

— Sot kemi marrë, nëpërmjet një mënyre të jashtëzakonshme, gazetat angleze të datës 4 korrik. Vdekja e Bonapartit njoftohet zyrtarisht në to. Ja se si “Le Courrier” njoftoi këtë lajm :

“Bonaparti nuk është më. Ai vdiq më 5 maj në orën gjashtë të mbrëmjes, pas një sëmundje që e mbajti në shtrat për dyzet ditë. Ai pati dhënë urdhërin që të hapet trupi i tij, pasi dyshonte se kishte të njëjtën sëmundje nga e cila vdiq babai i tij. Kjo sëmundje ishte kanceri i stomakut. Kur i hapën trupin, u mor vesh se dyshimet e tij ishin të bazuara : një kancer ishte formuar në të vërtetë në stomakun e tij. Ai ishte i vetëdijshëm deri në ditën e fundit të jetës së tij dhe vdiq pa vuajtur.”

Një raport tjetër që kemi para nesh, thotë se sëmundja, prej së cilës Bonaparti vdiq, ishte një abces (infektim). Sidoqoftë, ne do të shohim në fragmentin vijues të një letre të veçantë nga Shën-Helena e datës 7 maj, se kanceri ishte shkaku i vdekjes së tij :

“Bonaparti vdiq të shtunën e 5 majit, në orën gjashtë të mbrëmjes, pas një sëmundjeje që zgjati gjashtë javë : vetëm gjatë dy javëve të fundit, sëmundja u duk e rrezikshme. Kur i hapën trupin, u vu re se ai kishte vdekur nga kanceri që kishte bërë kërdinë në stomak. Ai u ekspozua mbi një shtrat parade nga dje në mesditë. Admiralët, guvernatori dhe drejtuesit e administratës shkuan në vendin ku është ekspozuar trupi.

Gjatë katër javëve të para sëmundja e tij nuk ishte e rrezikshme, megjithëse kishte një prandjenjë se do të përfundonte në një mënyrë fatale. Pesëmbëdhjetë ditë para vdekjes së tij, mjekët pranuan se nuk kishte më shpresë për ta shpëtuar atë. Thuhet se ai urdhëroi që të zgjidheshin punët e tij dhe të sistemoheshin dokumentat e tij; ai fliste ende pesë apo gjashtë orë para vdekjes së tij, para se të humbiste vetëdijen. Ai tha se dëshironte që trupi i tij të hapej në mënyrë që djali i tij të informohej për natyrën e sëmundjes së tij. Ky operacion u bë nga kirurgët e tij. Besohet se ai ka bërë testamentin e tij, i cili është dërguar apo do të dërgohet në Angli me të gjitha dokumentat e tij.”

Shkresat u sollën në Londër nga kapiteni Crockat i Regjimentit të 20-të; ato u komunikuan menjëherë të gjithë ministrave dhe ambasadorëve, të cilët u përshpejtuan t’i dërgonin pranë vendeve (oborreve) të tyre përkatëse.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/napoleon-bonaparti-vdiq-me-5-maj-1821-ne-shen-helene-por-kur-u-mor-vesh-ky-lajm-ne-france-ja-cfare-shkruante-la-gazette-de-france-mbi-kete-ngjarje/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.