Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin pak ditë më parë ku nënë e bijë u vetëflijuan për t’u ringjallur.
Ndoka thotë se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka lënë në varfëri familjet në nevojë , ndërsa “Dëshmitarët e Jehovait” qëndrojnë pranë tyre vullnetarisht.
Ai shkruan se institucionet e shtetit kanë detyrim ligjor të hartojnë politika mbështetëse për familjet në nevojë.
“”Dëshmitarët e Jehovait” jo vetëm që nuk paguhen nga bashkësia, por ato paguajnë një përqindje mujore nga paga e tyre për të mbajtur Kishën me gjithë infrastrukturën e saj.
Ofrojnë shërbim dhe predikim derë më derë të Biblës, çdo ditë, nga dy orë dhe këtë e bëjnë gjithë jetën vullnetarisht.
Ndërsa, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” paguhen nga taksat tona dhe një pjesë e këtij buxheti, që është planifikuar për familjet në nevojë, përfundon në xhepat e tyre në mënyrë korruptive, me projekte dhe forma nga më të ndryshmet”, shkruan Ndoka.
Postimi i plotë:
