Kryesia e Partisë Demokratike vendosi t’i heqë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, të drejtën e mbajtjes së vulës së kësaj force politike, kompetenca të cilat tashmë do t’i ushtrojë sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore, Indrit Sefa.
Ky vendim ka sjellë edhe reagimin e demokratëve. Përmes një postimi në “Facebook”, Nard Ndoka nuk e ka kursyer ironinë në drejtim të Lulzim Bashës.
“Lul B, dje e la Kim, sot e la dhe vula e vet. Çfarë mjerimi politik e njerëzor”, shkruan ai.