Kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës së sotme (e hënë, 31 janar). Vranësira më të dendura paraqiten në zonat malore, të cilat do të gjenerojnë dhe reshje të izoluara dëbore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve të motit, ku kthjellimet do të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit bien lehtë në mëngjes duke luhatur vlerat ekstremale nga -4°C deri në 14°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
E martë, 1 janar 2019
Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, më të dendura vranësirat paraqiten përgjatë kufirit Lindor. Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjirthë vendin.
Temperaturat e ajrit mbeten kontante në mëngjes por mesdita sjellë rritje të lehtë duke luhatur vlerat ekstremale nga -4°C në 15°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.