Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

NATO paralajmëron Turqinë: Mos përdorni sistemet ruse të Mbrojtjes Ajrore

18:43 / October 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nato 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

NATO ka shprehur shqetësimin lidhur me raportet se Turqia, anëtare e saj, ka përdorur sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400 për herë të parë gjatë një manovre ushtarake.

“Sistemi mund të paraqesë një rrezik për avionët aleatë dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s”, tha një zëdhënëse e saj.

“Ky është një vendim i ndërmarrë nga vetë Turqia, por S-400 nuk mund të integrohet në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s. Është e rëndësishme që Turqia të  vazhdojë të punojë me aleatët për të gjetur zgjidhje alternative”, theksoi ajo.

Media turke kishte raportuar më parë se qeveria në Ankara testoi raketat tokë-ajër për herë të parë në kushte operacionale pranë qytetit Sinop të Detit të Zi, të premten.

“Çdo provë e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Turqia, nëse konfirmohet, do të ishte për të ardhur keq”, tha zëdhënësja e NATO-s.

Komente të ngjashme mbi këtë temë ishin bërë më parë edhe në Uashington.

SHBA tashmë kanë përjashtuar partnerin e tyre të NATO-s, Turqinë, nga programi i avionëve luftarakë F-35 për shkak të blerjes së sistemit raketor rus.

Turqia, nga ana tjetër, argumenton se i duhet sistemi i saj i mbrojtjes raketore kundër kërcënimeve nga Siria fqinje, një vend i prekur nga lufta civile.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.