Kundërshtari më i fortë i Vladimir Putinit, Alexei Navalny është shpallur fajtor për mashtrim nga një gjykatë ruse. “The Guardian” njofton se Prokurorët rusë kërkojnë transferimin e tij në një burg të sigurisë maksimale.
Ai do të vuajë një dënim të gjatë prej 13 vjetësh burg. Ndërkohë, aktualisht Navalny po vuan një tjetër dënim prej dy vjetësh e gjysmë burg po me akuzën për mashtrim që ai e ka cilësuar si “politik”.
Gjithashtu, kritiku i Kremlinit akuzohet se ka përvetësuar rreth 356 milionë rubla (4 milionë euro) në donacione nga disa organizata joqeveritare. Ai u arrestua pas kthimit të tij në Rusi në janar 2021 pasi kaloi disa muaj duke u shëruar nga helmimi me agjent nervor për të cilin ka fajësuar Kremlinin. Moska i ka mohuar akuzat.
45-vjeçari Navalny u burgos në shkurt të vitit të kaluar dhe ka vuajtur dënimin e tij në koloninë nr. 2 të burgut të sigurisë maksimale Pokrov, 100 kilometra në lindje të Moskës.
