Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Navalny shpërthen ndaj Putinit dhe nuk i lë gjë pa nxjerrë: Do të zbulohet shumë shpejt!

16:05 / June 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60cb53b91e7d0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet së gënjyeri”.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të Putinit se Navalny e ka injoruar ligjin dhe e ka ditur se çfarë do t’i ndodhë nëse kthehet nga Gjermania në Rusi.

Këto komente Putin i bëri më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës pasi u takua me presidentin amerikan, Joe Biden.

Në Gjermani, Navalny është trajtuar si pasojë e helmimit me një agjent nervor brenda Rusisë.

Helmimi tij kishte ndodhur gjatë një udhëtimi nga Siberia për në Moskë.Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Navalny shkroi se Putini mbase vuan nga një “sëmundje psikiatrike për shkak të posedimit të shumave pa kufi të parave dhe të qenët në pushtet për një kohë të gjatë”.

“(Ai) thjesht nuk thotë asnjë fjalë të vërtetë. Edhe kur e di se gënjeshtrat e tij do të zbulohen menjëherë”, shkroi Navalny.

Ai u bëri thirrje rusëve që duke përdorur sistemin e Votimit të Mençur, të cilin e ka përgatitur ai dhe ekipi tij, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen në shtator për të mundësuar rrëzimin nga pushteti të partisë Rusia e Bashkuar.

Më herët, një gjykatë në Moskë u ka ndaluar veprimtarinë organizatave politike të lidhura me kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny, duke i shpallur ato “ekstremiste”.

Aktivistët do të përballen me burgim nëse vazhdojnë punën e tyre dhe secilit që mbështet publikisht rrjetin politik të Navalnyt, mund t’i ndalohet gara për pozita publike.

Përmes rrjeteve sociale, Navalny është zotuar se nuk do të zmbrapset. Zgjedhjet parlamentare ruse pritet të mbahen në muajin shtator, dhe sondazhet tregojnë se partia në pushtet po humb përkrahjen.

Navalny ka fajësuar Putinin për dhënie të urdhrit për helmim, mirëpo Kremlini mohon diçka të tillë./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bie popullariteti i Mbretit Charles/ Niveli më i ulët që nga marrja e fronit, Princi William kryeson listën

22:39 / October 30, 2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

22:20 / October 30, 2026

Policia bastis Gjykatën Supreme të Polonisë, presidenti i vendit kthehet me nxitim nga udhëtimi jashtë vendit

21:40 / October 30, 2026

Protesta në Itali/ Tubuesit vërshojnë në rrugë e sheshe, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar

21:19 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.