Është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare Dava Jaku, e njohur ndryshe si “Gjyshja e Turizmit”.
Dava Jaku ishte e njohur në zonën e Mirditës për
veprimtaritë e shumta turistike, duke pritur turistë të shumtë te kulla e saj
dykatëshe në Katundin e Vjetër.
Lajmin e hidhur e ka ndarë publicisti i njohur Gjergj Marku:
“E kemi perceptuar si “gjyshja e turizmit”, sepse e tille ishte
ajo gjyshe e arte, e heshtur, me ate shpirtin e paster dhe fizionomine tipike
mirditase si te vinte nga shekujt e mocem; sa e sa here na priste aty tek kulla
e bardhe dykateshe ne Katundin e Vjeter per veprimtarite e shumta turistike.
Sa e sa turiste te huaj, kulturologe apo studiues e promocionues te turizmit jane magjepsur nga pamja e saj prej fisnikeje me rroben dhe antropologjine karakteristike prej mirditase te fiseshme qe vinte nga mot-motet deri ne ditet e sodit per t’i perbashkuar kohet.
Ne do vazhdojme ta therrasim “Gjyshja e Turizmit”, sepse, pos te tjerash, bash prej asaj kulle lindi dhe nje nga bozhuret e para te turizmit ne Mirdite.
Pushofsh ne paqe, e mira e Mirdites”, është shprehur ai.