Aktorja Linda Haynes, emri i vërtetë i së cilës ishte Linda Lee Sylvander, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare në Summerville, Karolina e Jugut.
Karriera e artistes së ndjerë ishte aktive përgjatë viteve ’70 dhe fillim të viteve ’80.
Ajo lindi në Miami, Florida më 4 nëntor 1947 dhe ishte anëtare e përjetshme e “Actors Studio”.

Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë ishte një film fantastiko-shkencor japonez i quajtur “Latitude Zero”, i cili doli në vitin 1969.
