Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndahet nga jeta gazetari dhe zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima

10:19 / August 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Thoma Dhima
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se është ndarë nga jeta Thoma Dhima, gazetari dhe zëdhënësi i saj, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kryepeshkopit Janullatos.

Siç njofton Kisha Ortodokse, Thoma Dhima shërbeu pranë Kishës për tri dekada, si gazetar, përgjegjës i zyrës së shtypit dhe kryeredaktor i gazetës “Ngjallja”.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë për jetëndërrimin e z. Thoma Dhima. Ai shërbeu me përkushtim pranë Kishës sonë për tri dekada, si gazetar, përgjegjës i zyrës së shtypit dhe kryeredaktor i gazetës “Ngjallja”.

Ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Kryepiskopit Anastas që në vitet e para të ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ishte gjithashtu një bashkëshort, një prind i përkushtuar dhe një koleg me frymë bashkëpunimi. Ai do të mbahet mend si fjalëpak dhe gojëmbël, i cili rrezantonte mirësi dhe si i tillë gëzonte respektin tek të gjithë.

Familja humbi një bashkëshort dhe një prind shëmbullor, Kisha humbi një punëtor të mirë dhe Kryepiskopi Anastas një bashkëpunëtor të ngushtë. Kontributi i tij në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do të kujtohet për shumë kohë.

Në këto momente dhimbje të familjes së tij Kryepiskopi Anastas po u qëndron pranë tyre me lutje dhe ngushëllim. Lutemi që Perëndia ta prehë shpirtin e tij me të drejtët! Shërbesa e Varrimit do të kryhet ditën e Diel datë 18 gusht ora 12:30 në Kishën e “Ungjillëzimit” në Tiranë dhe më pas varrimi në varrezat në “Sharrë”, Kombinat”, – bëri të ditur Kisha Orthodoske.

dhoma dhima Gazetari ndahet nga jeta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.