Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish-trajneri i basketbollit, Stasi Vako.
Kontributin e tij për këtë sport e nisi që prej vitit 1961, kur ndërpreu edhe studimet e larta ushtarake në Ukrainë, duke iu përkushtuar basketbollit të femrave.
Gjatë jetës sportive pogradecari ka drejtuar edhe ekipin e meshkujve të këtij qyteti, ku ka nxjerrë talente, të cilët spikatën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Në vitin 2003, Bashkia Pogradec i dha titullin e nderit “Krenaria e qytetit”.
