Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e miqtë e mjekut të njohur në Berat Gëzim Lamaj.
Mes atyre që kanë reaguar për Lamajn, është dhe ish-kryebashkiaku i Beratit dhe njëherësh deputet Fadil Nasufi i cili shkruan:
“Berati zgjohet sot me një lajm trishtues dhe tepër tronditës!
Ndahet nga jeta pas një beteje me Covid -19 Dr Gëzim Lamaj, Mjek radiolog! Njeri i mrekullueshëm, humanist i rrallë si ai, gojëmbel, fytyrëqeshur, model i mirësisë dhe i përkushtimit ndaj qytetarëve të Beratit!
Na janë shteruar fjalët nga helmi i përditshëm i vdekjes! Ndarja nga jeta e Dr Gëzimit, pikëllon gjithë qytetarët beratas dhe bluzat e bardha. Është hidhërim i pa ngushëllueshëm, por edhe apel për kujdes nga ky virus vrastar!
Ngushëllime Dr Anilës për humbjen e bashkëshortit dhe djalit Renatos për humbjen e babait!
Të prehet në paqe Dr Gëzim Lamaj! Lamtumirë Mik i cmuar!”.
