Kolonel Agim Sulaj, pedagog në Akademinë e Forcave të Armatosura është ndarë nga jeta sot pasi nuk e ka fituar dot betejën me virusin Covid-19.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i shpreh ngushëllimet familjes, ndërsa thotë se ai ishte një pedagog i shkëlqyer.
“Kolonel Agim Sulaj, pedagogu i shkëlqyer i Akademisë së Forcave të Armatosura ka humbur sot betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kolegët”, shkruan Peleshi.