Një lajm i papritur është ndarja nga jeta e gazetarit dhe publicistit të njohur Nebil Çika. Ai u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ndërsa nuk dihen ende arsyet.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës. Prej vitesh ka mbajtur postin e ish-kreu i të përndjekurve politikë.
“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje të madhe ju lajmërojnë që u nda nga jeta babai jonë i dashur Nebil Cika. Pritjet bëhen pranë ambienteve të Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas orës 09:00. Varrimi në orën 14:00 në varrezat e Tufinës”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.
