Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndalohet të qëlluarit në ajër dhe jo vetëm/ Gardës i “hiqet arma nga duart”, rastet kur mund të përdorë forcën fizike, pistoleta është e fundit

18:13 / December 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 garda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ligji për përdorimin e armës së zjarrit nga Garda e Republikës ka ndryshuar duke kufizuar kompetencat e gardistëve në përdorimin e pistoletave. Ministria e Brendshme  ka hartuar një draft që kufizon përdorimin e armëve të zjarrit nga ana e Gardës së Republikës dhe pritet që së shpejti ky draft të shkojë për miratim në Kuvend.

Ky draft heq nenin 25 të ligjit në fuqi, i cili parashikon që punonjësi i gardës mund ta përdorë armën e zjarrit kur sulmohen personalitetet e larta shtetërore të vendit dhe të huaja, rojet dhe objektet në ruajtje.

Përdorimi i forcës fizike në draft, konsiderohet si mjeti i fundit për të parandaluar aktet e dhunshme kundrejt personaliteteve të lartë dhe duhet të jetë në minimumin e mundshëm.

Në draftin e përpiluar shkruhet se është e ndaluar rreptësisht hapja zjarr mbi turmë dhe të qëlluarit në ajër me armë zjarri mbi grumbullime njerëzish. Arma përdoret nga Garda e Republikës vetëm kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara dhe kundrejt personave të veçantë që janë të armatosur dhe kryejnë vepra kundër jetës së personave të tjerë.

Edhe në këto raste që qëllohet, synohet që objektivi të qëllohet në gjymtyrët e poshtme të trupit, për të mos i rrezikuar jetën.

2 garda
3garda
4 garda

arma garda ligjore ndryshime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.