Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Ylli Ndroqi: Me ikjen tënde nuk do mësohem kurrë, na ndriçofsh nga lart!

15:25 / December 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ylli ndroqi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Do t’i mungojë gruas, fëmijëve, familjes, miqve e të afërmve dhe u shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme të të shtrenjtit të tyre.

Pronari i RTV Ora Ylli Ndroqi, i ka dedikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të botuesit Kasem Hysenbelliu. Ndroqi shkruan se shpresonte deri në momentet kur një zile e kobshme telefoni e kishte njoftuar për shuarjen e mikut dhe kolegut të guximshëm.

MESAZHI I PLOTË I YLLI NDROQIT

Për muaj me radhë po përjetoj shuarjen e njerëzve të shtrenjtë.Covid-19 nuk mi kurseu e ndërsa thaja lotët për Nipin, vëllanë, motra shndërrohej në ëngjëll. Çdo herë lutesha: “Zot me kaq, mba dorën!”, me shpresën se do më kursente të tjerë njerëz të dashur, të tjera dhimbje zemre. Shpresova deri në çastet e fundit, deri kur një zile e kobshme telefoni më njoftoi për shuarjen e mikut të rrallë, kolegut të guximshëm, njeriut të besuar, vëllait, që fati ma solli një udhëtimi të vështirë jete. Kasem Hysenbelliu, njeriu që themeloi median e pavarur e rezistoi ta ruante të tillë, njeriu, që në botën e trazuar mediatike mbeti i kthjellët e i vërtetë, njeriu, që i dha zë të pamundurit, të abuzuarit dhe nuk mësoi dot kurrë kompromisin me mënyrën e lehtë nga sot do t’i mungojë familjes, miqve, atyre që e deshën dhe çmuan, publikut, që kërkonte ajër në asfiksimin e fjalës së lirë. Do t’i mungojë gruas, fëmijëve, familjes, miqve e të afërmve dhe u shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme të të shtrenjtit të tyre.Dhe do të më mungojë shumë si vëllai i madh, si miku i drejtë, si babaxhani në ditë të errëta e kritiku më i drejtë në kohë të turrbullta, si krahu i djathtë, si referenca në hutimin prej goditjeve pas shpine. Sot, më shumë se kurrë covid-i i marrë po na mëson të mendojmë për vdekjen e kush mundet duhet ta shndërrojë në mundësi për t’u bërë më të mirë. Askush nuk do të jetë i përjetshëm, jetojmë për të ndërtuar diçka, që do të mundet të mbetet e tillë. Kasem i dashur, le brengë, dhimbje, trishtim me shuarjen tënde fizike, por le një vend takimi ku çdokush me një telekomandë mund të gjejë dhuratën e çmuar të mendimit të lirë. Neës24, Panorama, FaxNews mbajnë firmën tënde.Shpirti yt meriton paqen, kujtimi yt përjetësinë, puna jote vazhdimësinë. Me ikjen tënde nuk do mësohem kurrë, na ndriçofsh nga lart për udhën që na mbetet në këtë botë të padrejtë!

Vëllai im Kasem, dje, sot e përgjithmonë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.