Ushtaraku i Forcave Detare Shqiptare, Eugen Egro ka ndërruar jetë këtë të premte para kohe.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili në ‘Facebook’ shkruan se “ndarja e parakohshme nga jeta e kapter Egro ka shkaktuar trishtim jo vetëm për familjarët por për të gjithë Forcat e Armatosura shqiptare”.
“Trishtim për largimin para kohe nga jeta të kapter Eugen Egro, një prej pjesëtarëve të Forcës Detare! Ngushëllime familjarëve e kolegëve për humbjen e të dashurit, bashkëpunëtorit, e një efektivi me ambicie e disiplinë!”