Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alimehmeti: Kam qenë gjithmonë pro listës së hapur

21:29 / March 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir alimehmeti 696x429 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse ishte ndër më të votuarit në primaret e Partisë Demokratike, demokrati Ilir Alimehmeti u la jashtë listës së mbyllur për kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

Lidhur me këtë vendim të Kryesisë, Alimehmeti i ftuar në studion e Klan News u shpreh se ai ka qenë gjithmonë pro listave të hapura.

“Unë kam qenë gjithmonë pro listës së hapur edhe në total. Kur në Korrik u vendos reforma zgjedhore ashtu siç u vendos me këtë listën e hapur, listën e mbyllur e me rradhë, shumë qartë kam thënë ka qenë jashtë pritshmërive të njerëzve dhe patjetër edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte pro listës së hapur ku de fakto hapi listën dhe ligji pastaj në Korrik u vendos ashtu siç u vendos, por këto janë rregulla loje, pra ne një ligj mund të na pëlqejë ose jo, mua nuk më pëlqente. Unë e doja krejt të hapur, por megjithatë ne do t’i zbatojmë ligjet, pra jemi në një parim ku sundon shumica dhe duhet t’i bindesh asaj gjëje”, tha Ilir Alimehmeti.

Alimehmeti gjatë fjalës së tij shprehet se atij i pëlqejnë sfidat e vështira, teksa listën e hapur e ka quajtur sfidën e rradhës për të.

“Unë mendoj që lista e hapur na sjell më shumë drejt demokracisë që njerëzit kanë nevojë. Në momentin që ajo u bë ligj, atëherë duhet ta zbatosh. Në këtë kontekst patjetër e bën më të vështirë çështjen e listës së hapur. Lista e mbyllur është më e sigurtë, jemi shumë dakord këtu, por mua më pëlqejnë lojrat e vështira. Unë gjithmonë kam pasur interes dhe kam parë sfidat e vështira dhe ju kam dalë përballë, me Covid e me rradhë. Lista e hapur është sërish një sfidë e vështirë, nuk e diskutoj. Lista e hapur është meritokraci e plotë”, shprehet Alimehmeti.

Mes të tjerash, Alimehmeti thekson se Kryesia duhet ta shpjegonte më qartë se pse morri këto vendime.

“Kryesia duhet ta shpjegonte më qartë këtë se pse morri këto vendime. Unë mendoj që Kryesia kishte hapsirë për ta shpjeguar, por ishte tagër i saj, tagër që ja dhamë ne me vendim të Këshillit Kombëtar”, theksoi Alimehmeti.

11 maj deputet ilir alimehmeti kandidat PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.