Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ndau rrugët me menaxherin, reagon Bardhi: U bë në mënyrë paqësore, e kemi ndarë kafshatën e bukës bashkë për katër vjet

20:11 / July 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artisti bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artisti i njohur Bardhi dje u rikthye në Instagram, dhe bëri me dije se është larguar nga kompania ‘SBS Entertainment dhe nga menaxheri i tij, Jetmir Agaj. Ai ka bërë një postim të gjatë, duke falënderuar të gjithë ekipin, meqë ishte pjesë e grupit prej katër vitesh. Reperi nga Kumanova falënderon secilin për punën dhe përkushtimin që kanë pasur ndaj tij, teksa thotë se ndarja ka qenë paqësore.

Postimi i plotë

Katër vite punë në SBS Entertainment, katër vite sakrificë, lodhje pafund, pasion për punën dhe suksesin pafund. Pas një marrëveshje miqësore nga të dyja palët, unë do vazhdoj rrugëtimin tim si një artist i lirë.Deshta t’a dedikoj një postim falënderimi për çdo orë e minut që është punuar dhe kohët e mira që kemi kaluar këto katër vite, e kafshatën e bukës që e kemi ndarë së bashku këto katër vite.

Faleminderit Jetmirit, menaxherit për përkushtimin dhe punën e palodhshme, për të gjitha këngët dhe koncertet dhe për të gjitha momentet e mira. Faleminderit Qelikut për ato 70 këngë që i kemi krijuar në atë studio me shumë mund po edhe shumë të qeshura e momente të mira, e që nuk ka prituar kurrë me ndryshu një këngë 100 herë.

Faleminderit Emeritonit, Mirit, DJ Deck-ut, Valmirit e Zenunit që gjithmonë kanë qenë me ne pas kamerave, pas punës e suksesit. Unë si Bardh e vlerësoj çdo moment dhe çdo përkushtim ndaj meje. Si çdo fillim është edhe një fund, por gjithsesi i lumtur për të dyja palët, fundi ishte marrëveshje miqësore dhe vazhdojmë punët individuale për në vazhdimësi.

Të gjithë djemve i uroj suksese në jetë. Faleminderit publikut, shumë shpejt do të kthehem me projekte të reja dhe koncerte. Përjetësisht i juaji, Bardhi.

bardhi 2

bardhi jetmiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.