U dënua me katër muaj burg personi që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012.
Sipas mediave amerikane, personi i quajtir William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje, duke pranuar edhe dëshmine e rreme qe kishte dhene para një jurie të madhe, duke u përballur me deri 24 muaj heqje lirie, në bazë të marrëveshjes së tij të pranimit të fajit.
Ne seance, gjykatësja, Madeline Cox Arleo, theksuoi se i akuzuari 61 vjecar, nuk kishte precedente te meparshem dhe duke thene se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet amerikane.
Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë.
Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me Obamen.
Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e Rames mohoi të ishte burim i kontributeve.
Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga Neë Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017.
Gjykatësja Cox Arleo tha se i dha Argeros një dënim më të rreptë, sepse ai pranoi të ketë gënjyer një juri të madhe.
Argeros jetonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vjet në Betlehem të Pennsylvanias, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimor burgu dhe mbështetjen e ri integrmit të të burgosurve, tha avokati Azzarello. Disa nga ish kolegët e tij i shkruan letra gjykatëses Cox Arleo për ta mbështetur atë.
Me lot në sy, Argeros i tha gjykatëses se “ndjehem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për çfarë kam bërë”.
