Opozita vendosi të djegë mandatet, e kjo nuk mund të lërë duarkryq e në sehir ndërkombëtarët. Mëngjesin e kësaj të mërkure ambasadorët e vendeve të BE-së kanë qenë në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Pas deklaratave të një dite më parë të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, atij të BE-së, Luigi Soreca, këtë mëngjes në selinë blu ka qenë ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz, e cila ka qëndruar për më shumë se 30 minuta në takim me kreun e opozitës. “Nesër është ditë e rëndësishme, shpresojmë të mos ketë akte dhune”, tha Soreca për mediat.
Ndërkohë, rreth orës 10:00 në selinë blu ka shkuar ambasadori i BE Luigi Soreca, ku qëndroi për 50 minuta. Ai është takuar me Lulzim Bashën për të diskutuar vendimin për djegie mandatesh.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Basha pati një takim edhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan Norman.
