Ministri grek Stavros Papastavru vizitoi sot Fredi Belerin, ndërkohë mësohet se gjatë takimit në burgun e Durrësit u ndërpre energjia elektrike.
Tentativat e rikthimit të energjisë duke vënë në punë gjeneratorin, nuk patën sukes gjithashtu.
Takimi i zyrtarit të qeverisë greke me Belerin bëhet një ditë para seancës së radhës të gjyqit në themel të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.