Ndërpritet sfida mes Shqipërisë U21 dhe Malit të Zi në transfertë, në eliminatoret e Euro 2025-ës.
Reshjet e shumta kanë vështirësuar qarkullimin e topit dhe kanë detyruar arbitrin të thërrasë skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Kuqezinjtë kanë regjistruar tre fitore dhe dy humbje në këto eliminatore, teksa vijnë me pretendimet për të marrë një biletë për Europianin e U21.