Në Gjykatën e Apelit në Shkodër nisi këtë të enjte seanca për ish deputetin demokrat Bardh Spahia. Por seanca u ndërpre pasi vetë i pandehuri nuk ishte prezent dhe gjykata kërkoi të kontaktojë komisariatin e policisë së Tiranës për ta pyetur nëse po shoqërohet apo jo.
Në seancë ishin të pranishëm avokatët mbrojtës të Spahisë. Ivi Kaso tha se ka prokurë nga familja e ish deputetit dhe se vetë Spahia ka deklaruar që në mungesë të tij të mbrohet nga Kaso dhe Ledi Nurja.
Pak javë më parë ndaj tij u dha masa arrest shtëpie, pasi akuzohet për sulmin ndaj KZAZ në Shkodër, ku u dogj shkolla ku ndodheshin materialet e votimit.
Spahia u arrestua live në ekran, teksa po shkonte në emisionin “Open” të Eni Vasilit.
Lexo edhe- Ishte nisur drejt studios së TCH, ish-deputeti Spahia ndalohet live nga policia
