Si pasojë e pandemisë, më shumë se gjysma e botës ndodhet e izoluar, për të shmangur përhapjen e virusit.
Ky virus i frikshëm ka prekur rëndë edhe shqiptarët.
Mësohet se tre shtetas shqiptar nga Lezha që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Ata janë Ledi Skura i cili jetonte si emigrant në Angli prej vitesh, Agron Vraja i cili kishte shkuar në SHBA për vizitë tek djali i tij ku ky i fundit ishte student atje.
Si dhe Pavlin Nikolla i cili jetonte si emigrant në Itali.
