Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ndërron jetë 20-vjeçarja në Itali pasi konsumoi tiramisu në restorant

17:43 / January 16, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
23321
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar tiramusi në një restorant.

E reja ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano.

Sipas raportimeve, ajo ishte duke darkuar me të dashurin e saj në 26 janar të vitit të kaluar në një restorant në qendër të qytetit, ku pasi konsumoi disa lugë tiramisu e reklamuar si vegane (pa përmbajtje bulmeti ose mishi) pësoi një shok anafilaktik dhe humbi jetën 10 ditë më vonë.

Dy gratë që drejtojnë dyqanin e ëmbëlsirave po hetohen për vrasje nga pakujdesia, shkruan e përditshmja vendase Corriere della Sera. Hetimet kanë sugjeruar se ato kishin përzier etiketat e ëmbëlsirave që përmbanin qumësht me ato që duhet të ishin vegane.

Në deklaratën e prokurorëve Tiziana Siciliano e Luca Gaglio u përdorën informacione nga përgjime ku thuhej se drejtueset e dyqanit, nënë e bijë, nuk bënin ndarje të plotë të produkteve vegane dhe me përmbajtje bulmeti, dhe se furnizonin edhe restorante të tjera me produktin “tiramisu vegane”.

E ndjera Bellisario kishte kontrolluar etiketën kur porositi tiramisu dhe kërkoi informacione prej alergjisë së saj. Ndërkohë, produkti në fjalë Tiramisu Mascherpa, është tërhequr nga tregu prej autoriteteve.

alergji Itali tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Probleme me sistemin e trafikut ajror italian, Aeroporti i Tiranës njofton anulimet

12:16 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.