Është shënuar një tjetër viktimë nga koronavirusi në vendin tonë. Ka ndërruar jetë te Spitali Infektiv një 90-vjeçar i infektuar me Covid-19.
Kjo është viktima e dytë e shënuar gjatë 24 orëve të fundit, pasi më herët u raportua se ka ndërruar jetë një 34-vjeçare e infektuar me COVID-19 tek Infektivi, e cila sipas Ministrisë së Shëndetësisë kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese.
Me vdekjen e të moshuarit shkon në 48 numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.
