Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndërron jetë Artan Lame, flet e ëma: Mu shua shpresa që mu ngjall dje

14:17 / May 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
499245996 1251478186347840 4660708581266242985 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte. Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. Diana Lame shkruan se i biri ka ndërruar jetë. Por ka shtuar se për detajet e varrimit do të ndajë një njoftim të dytë, pasi trupi i 58-vjeçarit të mbërrijë në atdhe nga Gjermania.

Postimi i plotë

Të nderuar shokë, miq dhe dashamirës, nuk më bën dora të shkruaj për humbjen e të shtrenjtit, djalit tim të dashur, Artan Lame. E megjithatë, ky moment i mallkuar erdhi dhe më shoi edhe atë fije shprese që mu ngjall dje. Shpresoja… sepse më premtoi se do të kthehej:

“… Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do të operohesha), jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu”. Edhe nga gjumi po ta zgjoheshe, për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu, do t’ju bëjmë të ditura procedurat e mëtejshme”.

Ish-kreu i Kadastrës ka ndërruar jetë në Mynih të Gjermanisë, pasi kishte pësuar një ishemi një muaj më parë. Disa ditë më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër, e cila e çoi në koma cerebrale, por ishte ende në jetë. Jeta e tij ka pushuar së rrahuri gjatë paradites së sotme.

Artan Lame
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.