Një person ka humbur jetën si pasojë e një konflikti në fshatin Labovë të Gjirokastrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Andrea Xhavarra, mirëpo ende nuk dihen detaje se si ka ndodhur vrasja e tij.
Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për të dyshuarin kryesore për vrasjen e tij, i identifikuar si Jano Koleta.
