Kryetari i Partisë Demokratike Sarandë Hariz Mema ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Ai është gjetur pa ndenja në fshatin Gjashtë dhe është transportuar në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Pas lajmit të hidhur ka reaguar menjëherë përmes një postimi në rrjete sociale, avokati Adriatik Lapa, i cili shprehet është tronditur nga kjo humbje e papritur.
“Të qoftë rruga e bardhë miku im! Na trondite. Zoti të pastë pranë vetes!”, shkruan Lapaj.
