Sot është firmosur kontrata mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me kompaninë italiane INC SPA për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Durrës.
Ministrja Belinda Balluku ishte e pranishme dhe u shpreh se punimet do të zgjasin 30 muaj, pra hekurudha do të jetë gati në verën e vitit 2023 dhe do të krijojë rreth 2200 vende të reja pune.
Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen në dy qytetet e Shqipërisë dhe do zvogëlojë distancën kohore mes Tiranës dhe Durrësit gati në 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta.
