Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, hapet tenderi

09:14 / December 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0370
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hekurudha Shqiptare çeli në sistemin e prokurimit të Bankës Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të mërkurën e kësaj jave tenderin për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit dhe një sërë elementëve plotësues të saj.

Konkretisht në objekt të kontratës thuhet se janë “Ndërtimi i seksionit hekurudhor Vorë – hekurudha Hani i Hotit, duke përfshirë punimet civile dhe sistemin zanor për sinjalizimin, telekomunikacionin”.

Në detajet e procedurës thuhet se ajo do të zhvillohet në dy faza dhe kjo që sapo është çelur është faza e parë e ftesës për parakualifikim nga subjekte të interesuara për të qenë zbatuese të këtij projekti. Data e fundit e përmbylljes së kësaj faze të parë të ftesës për parakualifikim është deri më 24 janar 2025.

Më herët në fund të vitit të shkuar Hekurudha çeli procedurën që lidhej me dizajnin e projektit të këtij segmenti hekurudhor që deri në fund të verës përfundoi fazën e parë të tij të parakualifikimit të disa prej kompanive të interesuara që kishin paraqitur interes.

Kosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua.

Kështu 98.7 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve. Kësaj i shtohen edhe 133 milionë euro grant investimi nga Bashkimi Europian por edhe fonde te buxhetit. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.

Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).

hekurudha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punonjëses së Bashkisë Elbasan iu vu tritol në makinë, shkon në tre numri i të arrestuarve

17:41 / November 14, 2026

Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale

17:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.