Ambasada Sllovake ka financuar ndërtimin e një fushe sportive në shkollën “28 Nëntori” në qytetin e Burrelit. Vetë Ambasadori premtoi që do ketë bashkëpunim midis Sllovakisë dhe Bashkisë Mat për investime të tjera.
Pas inaugurimit, gjatë takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e Sllovakisë në vendin tonë Peter Spisiak, kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj ka diskutuar rreth forcimit të bashkëpunimit të mëtejshëm midis kësaj bashkie dhe Sllovakisë në fushën e arsimit.
Malaj i bëri ambasadorit një përshkrim të detajuar të situatës aktuale, për sa i përket investimeve që po kryhen nga Bashkia Mat, në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave.
Lajmin e mirë e ka publikuar Bashkia Mat në rrjetet sociale.
