Policia e Tropojës ka arrestuar 2 shtetas të cilët kanë kryer ndërtime pa lejë në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit:
-P. J., 64 vjeç, banues në fshatin Rrogam, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Rrëzë Brijës”, i cili është zonë e mbrojtur. -S. S., 75 vjeç, banues në fshatin Valbonë, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Bujtina Jezerca”, në fshatin Valbonë, i cili është zonë e mbrojtur.”
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
