Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndërtuesit në Durrës: Gati që të riparojmë dëmet në godina

15:01 / December 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
78896110 10157936975996119 3829034653726015488 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Durrës, ndërtuesit kanë shprehur gatishmërinë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në godinat e ndërtuara prej tyre.

Kjo u bë e ditur nga subjektet e ndërtimit gjatë një takimi të zhvilluar sot në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës dhe të thirrur nga Zv/Kryetari i Bashkisë, Zhuljen Varfaj.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Bashkia Durrës është në gatishmëri të plotë për të ndihmuar të gjitha subjektet e ndërtimit lidhur me procedurat që këta të fundit duhet të ndjekin për rindërtimin e godinave apo ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Durrësit.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë ndërtuesve që të fillojnë riparimin e ndërtesave që vetë ndërtuan dhe u dëmtuan. Rama ka deklaruar askush nuk mund t’i fshihet kësaj përgjegjësie dhe se gjatë riparimit do të kenë nga një supervizion në kokë.

“Njerëzit ne nuk do t’i lëmë në rrugë, por, nëse ju do të ngrini një kantier menjëherë, do të bëni riparimet menjëherë, do të lehtësoni shumë veten, shpirtin tuaj, ndërgjegjen tuaj dhe pozicionin tuaj në raport me shoqërinë dhe me ligjin dhe do të na lehtësoni shumë edhe ne, sepse edhe ne do të lehtësojmë njerëzit. Prandaj mos humbi kohë duke e menduar gjatë. Nuk dua ta di fare se kush është situata juaj ekonomike sot. Unë dua t’ju them vetëm kaq, më mirë shitini të gjitha çfarë keni dhe ndërtoni ato që janë dëmtuar atje, sesa t’i humbni ato që keni dhe të humbi dhe lirinë”, ka deklaruar Kryeministri Rama gjatë një takimi të zhvilluar pak ditë më parë në Qendrën e Emergjencave Durrës me investitorë dhe ndërtues të pallateve të banimit.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.