Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndeshja me Kazakistanin, Berisha: Ne jemi më të mirë, besoj se do të fitojmë!

17:07 / November 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dielën, në orën 18:00, Shqipëria do të zbresë në “Air Albania Stadium”, për të luajtur ndaj Kazakistanit, një ndeshje delikate dhe ku tri pikët janë detyrim për kuqezinjtë. Kapiteni i Kombëtares, “gardiani” Etrit Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ka deklaruar: “Në ndeshjen e parë ne shkuam që të marrim më të mirën, luajtëm mirë, kishim edhe rastet tona, por nuk ia dolëm…”

Kosova? “Fitorja me Kosovën? Sigurisht që çdo fitore të jep besim dhe motivim për të fituar me Kazakistanin. Kosova kishte rëndësinë e vet, por jo sa këto dy ndeshjet e Nations League. Jemi të përqendruar te sfida e radhës. Me Kosovën pati rotacion dhe djemtë bënë një ndeshje të mirë. Në të ardhmen Reja mund të ketë më shumë vështirësi për formacionin. Jemi të kënaqur si grup dhe duam që të fitojmë sfidat e radhës”.

Gjendja në Kombëtare? “Kemi lojtarë me eksperiencë dhe të rinj. Ndeshja e fundit ishte e mirë. Kanë ardhur edhe disa lojtarë me eksperiencë dhe kualiteti rritet. Kur duhen pikët duhet të bëhemi bashkë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme”.

Shiriti i kapitenit? “Nuk ndryshon gjë tek unë, gjithmonë mundohem të jap maksimumin”.

Kundërshtari? “Kazakistani është një ekip i organizuar në mbrojtje dhe kërkon të shfrytëzojë kundërsulmet. Ne e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje dhe do përpiqemi që këtë herë ta kalojmë me fitore. Me siguri tashmë nuk do të ketë ndeshje të lehta dhe mendoj se çdo ndeshje ka rëndësinë e vet taktikisht dhe teknikisht. Kurse trajneri nga ana e vet përpiqet që të përgatisë ndeshjen në mënyrën sa më të mirë të mundur. Nuk kemi presion, është ndeshje e rëndësishme. Mendojmë se jemi një ekip më i mirë se Kazakistani dhe po e përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë, ndaj nuk kemi presion. E njohim kundërshtarin dhe fakti që luajmë në shtëpi do na ndihmojë më shumë. Shpresojmë të mos kemi probleme”.

Ndeshja e parë? “Nuk mendoj se nuk u paraqitëm mirë në Kazakistan. Mund të fitonim edhe 2 apo me 3-0. I krijuam rastet, ishin të pastra për të shënuar. Po të finalizonim do flitej ndryshe. Ekipi reagoi mirë, sidomos në mbrojtje. Mungoi vetëm goli. Tani jemi në shtëpi, janë kthyer edhe disa lojtarë. Këtë herë duhet të tregohemi më konkretë. Kazakistani është ekip i organizuar në mbrojtje dhe luan me kundërsulme. Jemi të përgatitur mirë dhe do mundohemi të shfrytëzojmë mundësitë dhe gabimet e tyre”,- përfundoi Berisha, fjalët e tij para mediave, në prag të sfidës me Kazakistanin, mjaft e rëndësishme edhe për kuqezinjtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.