Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ndeshja ndaj Norvegjisë/ Kapitenia e Shqipërisë, Megi Doçi: Tifozë, kemi nevojë për ju

18:38 / October 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
megi doci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kapitenia Megi Doçi vlerësoi ekipin e Norvegjisë, por theksoi se asgjë nuk është e pamundur në futboll.

Kapitenia kuqezi ftoi të gjithë tifozët që ta mbështesin ekipin Kombëtar nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

Si është atmosfera në skuadër?

Ndeshjen po e presim me emocion, duke pasur parasysh që jemi kualifikuar si të parët nga grupi. Për ne ishte një arritje sepse dita ditës po rritemi si ekip Kombëtar.

Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. E dimë se çfarë ekipi kemi përballë. Kemi luajtur më parë me Norvegjinë dhe e dimë se ka shumë cilësi si ekip. Kemi besim dhe me sakrificë e dëshirë do të japim gjithçka në fushë.

Të japim më të mirën.

A premton Megi Doçi gol nesër me Norvegjinë?

Realisht nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi ekipi që kemi përballë është shumë i fortë.

Dëshira ime për të shënuar nuk do të mungojë asnjëherë, por dëshira ime më e madhe është që të jap më të mirën për ekipin duke qenë se unë udhëheq ekipin në fushën e lojës.

Besoj që vajzat do të japin më të mirën në fushë, janë të motivuara maksimalisht. Vajzat e presin me emocion këtë ndeshje për të dhënë më të mirë në fushë, pasi ndaj këtyre ekipeve gjithsecila mund të tregojë veten.

Do të jetë e vështirë për të kaluar Norvegjinë?

Patjetër që po. Janë një ekip me cilësi. Ndërsa ne po rritemi dita ditës. Kemi besim në forcën tonë dhe prurjet e reja gjithashtu. Të mbështesim njëra – tjerën në fushën e lojës duke dhënë më të mirën.

Të luajmë në grup dhe të bashkuara për një rezultat pozitiv.

Ndeshja luhet në stadiumin “Loro Boriçi”…

Kam 13 vite që luaj në stadiumin “Loro Boriçi”. Është një fushë që unë e njoh shumë mirë. Shkodra e ka mirëpritur gjithmonë mirë futbollin dhe dua t’i jap një mesazh të gjithë tifozëve.

Të na mbështesin nesër nga shkallët e stadiumit dhe të jenë të pranishëm sepse realisht kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Luajmë ndaj një kundërshtari të vështirë, por asgjë nuk është e pamundur.

megi doci ndeshja tifoze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.