Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ndeshje e blinduar në “Selman Stërmasi”, masa të jashtëzakonshme për derbin Tirana-Partizani

13:11 / February 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tifozet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana dhe Partizani do të luajnë të premten ndeshjen e tretë më të rëndësishme të këtij kampionati, derbin mes tyre. Dhe sigurisht interesi nuk ndryshon nga të dyja tifozëritë, por edhe klubet dhe policia e shtetit.

1538160682_derbi1

Edhe pse do akoma pesë ditë nga takimi mes bardhebluve dhe të kuqve, mësohet se derbi do të jetë i blinduar nga masat e shumta të sigurisë që do të adoptohen në këtë takim. Në dy sfidat e para, probleme ka pasur dhe policia së bashku me sigurinë private është munduar që të bëjë më të mirën, por këtë herë gjërat do të jenë ndryshe.

MASAT – Pritet që masat e sigurisë në këtë takim të jetë shumë të larta. Jo vetëm për sa i përket numrit të forcave private dhe policisë që do të jenë të pranishme, por edhe kontrolleve dhe masave të tjera teknike. Pritet të ketë ndarje më të qarta për sa u përket dy tifozërive, që muajt e fundit kanë qenë në flakë dhe kanë trazuar jo pak ujërat në stadium.

gOLI-I-PARTIZANIT

POLICIA – Këto ditë, madje që sot, mes Tiranës organizatore, Partizanit, sigurisë private dhe policisë pritet të ketë një takim. Qëllimi është i qartë. Palët do të vendosin për të gjitha masat që do të merren për ndeshjen e së premtes. Disa herë policia ka refuzuar të sigurojë ndeshjen, pasi kërkon që tifozët të vendosen sipas planit të masave që blutë do të miratojnë.

Këtë herë gjërat do të jenë, me sa kuptohet, ndryshe dhe Tirana e Partizani do t’u ulen kushteve të policisë, që kjo e fundit të sigurojë takimin, sepse me policinë private një ndeshje si derbi zor se kontrollohet. Veç vendosjes së tifozëve në stadium, policia kërkon të famshmin sistem të kamerave të sigurisë që të kontrollojë gjithçka që ndodh në stadium.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron biletën për në 1/8-at, Xhaka shkruan historinë me rekord

09:31 / July 3, 2026

Tmerr në Kupën e Botës/ Pesë futbollistë luajtën me “pistoletë në kokë”: Nëse fitoni, ju vrasim familjen

22:57 / July 2, 2026

Meksika mposht 2-0 Ekuadorin dhe siguron çerekfinalen, sukses historik pas 40 vitesh

09:22 / July 1, 2026

 Federata Gjermane i del në mbrojtje trajnerit Nagelsmann pas eleminimit: Ai është njeriu i duhur për të vazhduar

09:51 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.