Pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në kodrat e fshatit Libofshë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë nisur menjëherë drejt zonës, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i veprimeve, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në fshatin Libofshë.
62-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e vet, për të djegur disa mbeturina bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 20 hektarë tokë e mbjellë me bimësi, 2 hektarë tokë e mbjellë me drurë dhe 500 pemë ulliri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.