Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ndihem 15 vjeçe për 14”,80-vjeçarja nga Tirana rrëfen vështirësitë e jetës dhe i lë të gjithë pa fjalë me sakrificën e madhe që ka bërë

14:04 / March 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60422b975286e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontakto redaksinë

logo

 BREAKING NEWSNEGOCIATAT/ PARLAMENTI EUROPIAN JEP LAJMIN E MADH PËR SHQIPËRINËx

AKTUALITET

“Ndihem 15 vjeçe për 14”,80-vjeçarja nga Tirana rrëfen vështirësitë e jetës dhe i lë të gjithë pa fjalë me sakrificën e madhe që ka bërë: Ia kam mbajtur sekret burrit!

s

SHKRUAR NGA SOT.COM.AL5 MARS 2021

“Ndihem 15 vjeçe për 14”,80-vjeçarja nga Tirana

Një 80-vjeçare nga Tirana e njohur në Shqipëri dhe Kosovë me emrin Nëna Lule, ka rrëfyer jetën e saj të vështirë.

Luleta Katazi ka lindur në vitin 1942 në Tiranë. Ajo ishte sot në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli për jetën e saj, për fëmijërinë dhe martesën.

E pyetur se sa vjeç është, ajo që në fillim e nisi bisedën me shumë humor: “Ndihem 15 vjeçe për 14”.

“Jam regjistruar në vitin ‘42, por thuhet se jam e ‘41. Fëmijëria ime ka qenë shumë e mirë. Kam patur dy prindër shumë punëtor dhe të komunikueshëm me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi rrahur asnjëherë. Ishim 10 fëmijë. Unë kam qenë fëmija i pestë. Nga ana ekonomike jemi rritur me vështirësi, por me shumë dashuri. Edhe sot jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Unë u rrëzova dhe vrava krahun, e motra erdhi nga Italia dhe u kujdes për mua”, tregoi ajo.

Nana Lule rrëfeu se si është martuar me djalin që e quante “hilacak”.  “Vjehrri dhe babai im ishin shokë të ngushtë, e shkonin shumë mirë. Në verë të gjithë luanim bashkë dhe ai ishte shumë hilanjos.  Kur babai më tha se do bëhej burri im, i thashë: ‘Nuk e marr atë’. Hilanjos ishte, por i zgjuar. Kam qenë edhe unë skile”, tha ajo.

E pyetur se si ka qenë martesa e saj, Luleta Katazi, tha se burri nuk ka qenë fanatik dhe se ka shkuar ku ka dashur. Por ka patur vështirësi, pasi ka shitur gjak për 10 vite që të rriste fëmijët.

“Çunat e Tironës kur fitonte Tirona, i bënin lekët përshesh. Kam shitur gjak për 10 vite, nga vitet ‘80-‘90. E shisja në spital, kemi dhënë edhe falas për Korenë e Vietnamin se ishin në luftë. Fitonim sa për një 15-ditësh punë , e për 2-3 muaj e rregulloja. Kisha 2 fëmijë e bëra të tretin. U shtunë kërkesat për të ushqyer fëmijët. E çova në çerdhe se nuk e mbante dot vjehrra. Një herë në ditë hanim bukë ne. Shumë vite ja kam mbajt sekret burrit këtë, ja kam thënë kur isha me nerva. Pas 4-5 vitesh, e më tha pse bën kështu gjërash”, tregon ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.