Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndihmoi 28-vjeçarin shqiptar të arratisej nga burgu italian, arrestohet në Belgjikë i riu

17:11 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mwhilli 600x338 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestohet në Belgjikë bashkëpunëtori shqiptar i 28-vjeçarit Kristjan Mëhillit, i arratisur natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Vercellit në veri të Italisë.Sipas mediave belge shqiptari është arrestuar në aeroportin e Zaventem kur donte të hipte në një avion për në Shqipëri, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga autoritetet italiane. Tashmë ai është në pritje të ekstradimit në Itali.

28-vjeçari Mëhilli, u arratis mesnatën e 31 dhjetorit 2021 nga burgu me ndihmën e vëllait dhe dy personave të tjerë, të arrestuar tashmë. Bashkë me të tentoi të arratisej dhe shoku i qelisë, duke sharruar hekurat e dritares së qelisë në katin e katërt, por vetëm 28-vjeçari arriti të arratisej. Pasi gjatë tentativës, shoku i tij i qelisë u rrëzua dhe pësoi disa dëmtime, çka çoi në kapjen e tij nga gardianët e burgut.

Mëhilli u kap më pas më 10 shkurt në Holandë.
Bashkëpunëtori i katërt i Mëhillit, i arrestuar në aeroportin belg, është një 29-vjeçar shqiptar me banim në Itali dhe i njohur në polici për vjedhje. 29-vjeçari thuhet se ka blerë makinën me të cilën u arratis Mëhilli dhe gjithashtu ka ndihmuar në thyerjen e portave të jashtme të burgut.

Mëhilli u arrestua në maj të 2019-s nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre shqiptarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.