Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Ndiqni këto këshilla që të mbroni fytyrën nga i ftohti

13:52 / January 8, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
21284DB884DEA88D7490154F6AE36B5B
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

ë stinën e dimrit kur temperaturat janë më të ulëta, kujdesi ndaj lëkurës është më i lartë. Lëkura ndryshe nga pjesët e tjera të organizmit, është më e ndjeshme ndaj të ftohtit, pasi ka kontaktin e parë me temperaturat e ulëta.
Tharja e lëkurës, skuqja dhe acarimi janë problemet më të dukshme. Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të kujdesemi dhe të marrim masat e duhura për ta përballuar. E nëse trupit dhe duarve i bëjmë kujdesin e duhur, pasi i mbulojmë duke veshur rroba dhe doreza, fytyra mbetet disi më problematike.

Çfarë duhet për një lëkurë të thatë dhe të irrituar?
Lëkura e thatë nuk është vetëm një problem estetik. Mungesa e ushqyerjes të saj, sjell si rezultat një lëkurë të dehidratuar, mosfunksionim të rigjenerimit të epidermës, dhe komplikime dermatologjike. Kjo më pas reflektohet në pamjen e dukshme të rrudhave duke nxitur plakjen e lëkurës në tërësi.
Shenjat e para të rrudhave në lëkurë nuk shfaqen vetëm tek të rriturit, ky proces nis më herët! Nëse ne nuk kujdesemi për lëkurën gjatë të 20 -tave, gjatë të 30-tave do të na duhet më shumë punë.
Ky është një fakt i rëndësishëm jo vetëm për femrat por edhe për meshkujt, pasi ushqyerja është e rëndësishme që ne moshë të re.

Cilat janë arsyet që ne nuk kujdesemi për hidratimin e lëkurës?
Justifikimi i zakonshëm është mungesa e kohës, pas një dite të lodhshme pune jemi të gatshëm menjëherë për të fjetur, dhe nuk kujdesemi për të aplikuar trajtimet e duhura kozmetike. Ky është gabim, pasi produktet moderne kërkojnë vetëm disa sekonda për tu aplikuar dhe përthithur nga lëkura! Nëse lëkura juaj e duarve, fytyrës apo trupit është e thatë, provoni vetëm një produkt, ai është kremi hidratues. Fara chia, është përdorur prej kohësh si përbërës në recetat e kulinarisë, dhe tani e gjejmë në formulat kozmetike. “chia” do të thotë “fuqi”.

Hidratim i zgjuar
Hidratimi i duhur është shumë i rëndësishëm për lëkurën. Nëse keni një lëkurë alergjike dhe shumë të ndjeshme sigurohuni të keni një produkt, i cili nuk përmban paraben dhe rekomandohet për lëkura të ndjeshme.

Po në lidhje me përbërësit natyral?
Acidet yndyrore të ngopura me Omega 3 janë përbërës të çmuar që forcojnë lëkurën dhe forcojnë shtresën e saj mbrojtëse, po kështu është edhe vaji i bajames, i njohur për fuqitë e tij nga antikiteti. Ai hidraton tërheq , zbut, parandalon plakjen e lëkurës, gjithashtu mbron lëkurën nga faktorët atmosferik dhe parandalon dehidratimin e qelizave.

fytyren keshilla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ndikimi i ndryshimit të orës dhe këshilla për t’u përshtatur

15:03 / March 30, 2025

5 këshilla si të shtroni tryezën e festave

22:24 / December 24, 2024

Këshilla për të luftuar stresin dhe për të rritur mirëqenien!

20:56 / September 11, 2024

Situata e “Etheve të Nilit” në Fier/ Mjekët tregojnë masa dhe këshilla për të parandaluar infeksionin

20:00 / August 7, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.