Google ka fituar plot 4.7 miliardë dollarë në 2018 vetëm nga lajmet dhe informacionet. Fonde këto nga të cilat “gazetarët meritojnë pjesën e tyre”, duke qënë se shifra është pothuajse e njëjtë me 5.1 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat e realizuara nga e gjithë industria e mediave amerikane vitin e shkuar.

Kështu bën të ditur një studim i realizuar nga News Media Alliance, shoqata që përfaqëson më shumë se 2 mijë media amerikane, përfshi këtu dhe New York Times.

“Studimi tregon qartësisht gjëra që të gjithë ne i dinim. Dinamika aktuale e raportit mes platformës së “Google News” dhe industrisë sonë është shkatërruese”, thotë Terrance Egger, administratori i deleguar i “Philadelphia Enquirer”.

Studimi u publikua në funksion të seancës dëgjimore në Dhomë mbi raportet mes të mëdhenjve të teknologjisë dhe medias.

Google, sjellim miliarda klikime për botuesit


Llogaritje të “përafërta” dhe “të pasakta siç theksojnë ekspertë të shumtë”. Kështu e ka quajtur këtë studim një zëdhënës i Google për këtë studim. “Shumica dërrmuese e hulumtimeve të lidhura me lajmet nuk tregon reklamat. Për më tepër studimi nuk merr parasysh vlerën e ofruar nga Google. Çdo muaj Google News dhe Kërkimi në Google japin më shumë se 10 miliardë klikime tek faqet e portaleve dhe mediave të botuesve që gjenerojnë, nga ana e tyre, abonime dhe reklama domethënëse”, konfirmon shoqëria e Mountain View, duke theksuar se “ka punuar fort për të qenë partner bashkëpunues dhe mbështetës për teknologjinë dhe reklamën e botuesve në të gjithë botën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here